VV-ja e LDK-ja pa marrëveshje dhe pa paralajmërim për takimin e radhës
Pas tri ditë takimesh, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur të merren vesh për bashkëqeverisje.
Megjithëse në takimin e djeshëm, te dy subjektet shfaqën shenja optimiste, kjo gjë nuk ndodhi..
Albin Kurti është larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës pa bërë asnjë deklaratë për media. Teksa LDK-ja e ka zgjedhur heshtjen ndaj takimit të sotëm.
Asnjë takim i ri nuk është caktuar, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë epilogu i përpjekjes treditore.