Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Ai do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhemajli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit”, ka shkruar ai.
Xhemajli ka thënë se deputetët që e kanë votuar këtë gjykatë, do ta kenë njollë të zezë ndër breza.
“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!”, ka shkruar Xhemajli./Gazeta Express