18-vjeçari nga Kamenica e vret veten aksidentalisht

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se mbrëmjen e së hënës, një 18-vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën, derisa ishte duke manipuluar me një pushkë gjuetie

Në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria, bëhet e ditur se 18-vjeçari M.B. NGA FSHATI Tërsten i Kamenicës, derisa ishte duke manovruar me armën e llojit “Magnum”, arma ka shkrepur aksidentalisht duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës, si pasojë e të cilave, i riu ka humbur jetën.

“Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën”, thuhet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

“Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit”, thekson komunikata.