Sipas statistikave të publikuar nga ASK-ja, në Kosovë janë të regjistruar afro 100 mijë punëkërkues.
Këto statistika janë nga qershori i vitit 2018. Në atë kohë ishin 96 mijë e 709 persona që ishin të regjistruar në kërkim të ndonjë pune.
Qyteti me më së shumti punëkërkues është Prizreni. Në këtë qytet, ishin të regjistruar 8 mijë e 726 persona.
Në bazë të gjinisë, ka më shumë meshkuj punëkërkues. Sipas ASK-së, 53 mijë e 350 persona kanë qenë të regjistruar në vitin 2018. Ndërsa 43 mijë e 359 kanë qenë femra.
Në dhjetor të 2017-s, numri i punëkërkuesve ishte më i ulët. Në fund të atij viti ishin regjistruar 93 mijë e 866 persona që kërkonin punë.