Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për Ministër të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, aktualisht kryetar i komunës së Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar vet Veliu për Gazetën Insajderi. Ai nuk ka dashur të komentojë më shumë nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, mirëpo ka thënë se është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme.
“Po, kështu ka vendos kryesia”, ka thënë shkurt Veliu për Gazetën Insajderi.