Agim Veliu del në përkrahje të marrëveshjeve për hekurudhën dhe autostradën

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas marrëveshjes që është nënshkruar sot në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Veliu ka shkruar në Facebook se roli i SHBA-së në dialog është i domosdoshëm.

Ai thotë se çdo marrëveshje e arritur në mes të dy vendeve është e mirëpritur.

Reklama e sponzorizuar

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur”, ka shkruar ai.

Veliu ka përmendur letrën që dje e ka dërguar për kryeministrin e Kosovës, sekretsari i shtetit amerikan Mike Pompeo dhe angazhimin e të dërguarit të posaqshëm të presidentit amerikan në dialog Richard Grenell.

“Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar ai.

Ky është reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes. Deri më tani, pos presidentit, zyrtarët e lartë të qeverisë Kurti nuk kanë komentuar zhvillimet në Mynih.

Marrëveshjen ndërkaq e ka mirëpritur edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.