AKP-ja do të mbyllet

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë pajtuar që të mbyllet Agjencioni Kosovar i Privatizimit(AKP), raporton portali “Front Online” .

Mbyllja e këtij Agjencioni parashihet në faqen shtatë të dokumentit për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe  LDK-së, i cili iu prezantua sot deputetëve të Kuvendit.

“Kjo Agjenci do të shuhet dhe si e tillë do të transformohet në një agjenci brenda Qeverisë”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Reklama e sponzorizuar

Për  mbylljen e AKP-së, portali “Front Online” kishte raportuar në nëntor të vitit të kaluar, në kohën kur zhvilloheshin bisedimet për programit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së.

AKP-ja aktualisht udhëhiqet nga Valon Tolaj, ish-sekretar i AAK-së.