Ibrahim Xhaka është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të Doganës së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Dogana e Kosovës.
Me këtë rast ish-drejtori Bahri Berisha, ia ka dorëzuar mandatin Xhakës.
“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ia kishte zgjatur mandatin ish-drejtorit Bahri Berisha në krye të Doganës. Një vendim i tillë u shfuqizua nga kryeministri Albin Kurti.