ANALIZE: Sa paguan kosovarët interesa në banka me 2019?

Logot e disa prej bankave komerciale që operojnë në Kosovë

Dhjetë bankat komerciale në Kosovë po vazhdojnë të mbajnë fitime të larta nga interesat e kredive. Mbi 170 milionë euro janë fitimet neto të tyre nga interesat, për vitin 2019.

Nga të dhënat e përpunuara nga Buletini Ekonomik, del se në këtë kategori për vitin 2019 më së shumti fitoi banka Raiffeisen me 41.9 milionë euro fitime neto nga interesat.

E dyta banka NLB me 31 milionë euro, e ndjekur nga TEB me 29 milionë euro dhe ProCredit me 27.8 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

BKT nga interesat realizoi fitime 18.1 milionë euro, BEK-13.4 milionë euro, dhe BPB – 12.3 milionë euro. /Buletini Ekonomik/