Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë dhe Gjakovë për “hyrje në sisteme kompjuterike”, “lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorim të kartelave të banës apo të kreditit”.
Sipas njoftimit për media sot më, 20.02.2020 Policia ka zbatuar urdhëresën për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ku janë kontrolluar shtëpitë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Gjakovë dhe janë arrestuar tre të dyshuar.
Të arrestuarit janë B.J. viti i lindjes 1999, L.S. viti i lindjes 1999 dhe Y.O. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar.
Policia thotë se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin.
dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.
Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht: 5 kompjuter laptop, 1 shtepizë kompjuteri, 6 telefona celular, 1 veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale, 1 IPAD, 1 hard disk, 2 USB, 13 CD-ja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.