Arrestohet në Gjermani kosovari që po kërkohej nga Interpoli

Të premten mbrëma është arrestuar një kosovar në Swabia të Gjermanisë.

Kosovari i moshës 29 vjeçare, ishte një tregtar i drogës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli, transmeton Indeksonline.

Gjatë një kontrolli të policisë gjermane, ishin vërejtur parregullsi në regjistrimin e kosovarit. Pas një kontrolle më të thellë, doli që kosovari po kërkohej nga Interpoli.

Reklama e sponzorizuar

Kosovari nuk kishte patentë shoferë dhe mbante me vete armë të ftohtë.

Sipas policisë, 29 vjeçari ishte dënuar në vitin 2015 në Austri për trafik droge. Atij i ishin gjetur 129 kilogramë drogë në shtëpinë e tij.