Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, mëngjesin e sotëm ka shkruar se si partneriteti mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jetik.
“Partneriteti i vendit tone me SHBA është jetik dhe nuk ka alternativë. Nuk ka rrugë të mesit”, ka shkruar Hoti.
Burime të sigurta i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarët amerikanë ndjehen se Kryeminsitri Albin Kurti i ka gënjyer ata lidhur me taksën.
Kryeministri Kurti thotë se do ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe, por do ta zëvendësojë atë me reciprocitet ndaj Serbisë.
I dërguar special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kërkuar që të hiqet tarifa, pa u vendosur reciprociteti.
LDK’ja më nuk ka thënë asnjë fjalë për reciprocitetin, për të cilin ishin marrë vesh me Lëvizjën Vetëvendosje kur e bënë koalicionin qeveritar.