Bizneset eksportuese obligohen që t’i noterizojnë edhe fletat e bardha

Fotografi ilustruese

Një vendim i Institutit të Shëndetit Publik, i marrë para 6 muajsh, ka nxitur reagim të fortë te komunitetit të biznesit në Kosovë.

Përmes këtij vendimi, bizneset prodhuese, me rastin e eksportit duhet ta noterizojnë të gjithë dokumentacionin e eksportit, përfshirë edhe fletat e bardha.

Berat Rukiqit, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se me këtë vendim në disa raste kosto e noterizimit për bizneset eksportuese është rritur për 300 për qind.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria duhet të merret me burokracinë. Kompanitë prodhuese dhe eskportuese paguajnë mijëra e mijëra euro, kosto të noterizimit, për fleta të bardha, ku nuk është asnjë shkronjë e vetme”, ka shkruar Rukiqi në rrjetën e tij social, facebook.

“Para 6 muajve, kemi derguar një kërkesë në Institutin e Shendetit Publik, i cili në baza absurde vendos që të noterizohet çdo fletë e dokumentacionit të eksportit, përfshirë edhe fletat e bardha, ku nuk është asnjë shkronjë e vetme, për anulim të këtij vendimi. Në shumë kompani, kosto e noterizimit është rrit 300%, si pasojë e këtij vendimi. Edhe pas 6 muajve, nuk ka asnjë përgjigje nga ky institucion”, ka thënë Rukiqi.