Borell kërkon nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi nga e para

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar sot se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar kryediplomati i BE-së, në rrjetin social Twitter.

Komentet e spanjollit vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Konferenca për Sigurinë.

Reklama e sponzorizuar

Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur – gjithashtu për të bërë përparim në rrugën evropiane”, është shprehur Borrell.

Na duhet një perspektivë evropiane për krejt rajonin”, ka vlerësuar funksionari i lartë i BE-së.

Borrell ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen.

Zgjerimi – na është dashur të ndalemi. Të riorganizohemi. Të rimendojmë”, ka deklaruar Borrell.

“Qëllimi i metodologjisë sonë të re është që tani ta bëjmë procesin më të besueshëm, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, ka shkruar ai në Twitter.