Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në mbledhjen e fundit në janar ka miratuar vendimin për miratimin e Rregullores për Reklamimin e Shërbimeve Financiare, përcjell Buletini Ekonomik.
Kjo rregullore do t’i obligojë bankat që të jenë sa më transparente në raport me klientët rreth shërbimeve të tyre dhe tarifave që aplikojnë.
Bordi i BQK-së, në mbledhjen e mbajtur më 30 janar 2020, mori edhe këto vendime:
-Vendim për miratimin e Rregullores për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit;
-Vendim për miratimin e Rregullores për Qeverisjen Korporative të Siguruesve;
-Vendim për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Komisioneve dhe Shpenzimeve Operative të Siguruesve.