BREXIT shkakton telashe në Premier Ligë: Po largohen lojtarët e huaj!

Ulja në 16 lojtarë të huaj në një ekip prej 25 lojtarësh mund t’I bëj ekipet angleze që të jenë në disavantazh krahasuar me rivalët e tyre evropianë, ka thënë shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Masters.

Diskutimet po vazhdojnë mes ligët dhe Federatës së Futbollit mbi numrin e lojtarëve të huaj që do të ishin pjesë e ekipeve të Premier Ligës pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Federata e futbollit po kërkonte restriksione më të buta për lojtarët jo-evropianë që thonë se 13 lojtarë të huaj mund të ishin në një ekip prej 25 lojtarësh, shkruan Independent.

Reklama e sponzorizuar

Mastersi tha: “Mbetet të shihet se çfarë zgjidhje do të kemi – nuk jemi afër marrëveshjes. Nëse keni një sistemi me kuotë që është shumë i ndryshëm prej Evropës, mund t’i lëni ekipet angleze në disavantazh të madh sepse mendoj që numri mesatar i lojtarëve të huaj e bën më të mundshme që të fitosh Champions Leaguen.”

Ekipet që përbëjnë top gjashtëshen e Premier Ligës, Chelsea, Arsenal, Man.City, Man.United, Liverpool dhe Tottenham janë kritikuar për numrin e vogël të lojtarëve vendorë me përqindjen e tyre që po vie vazhdimisht.