“Cambridge Kids” nuk ka licencë për çerdhe

Institucioni parashkollor “Cambridge Kids”, nga e cila dje doli një video ku dyshohet se një edukatore keqtrajtonte një fëmijë, nuk ka licencë për këtë veprimtari. Këtë e ka konfirmuar për Kohen Ditore drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar, Alush Istogu.

Ai ka thënë se kjo çerdhe asnjëherë nuk ka bërë kërkesë për licencim në MASHT.

Reklama e sponzorizuar

“Çerdhja nuk ka licencë dhe nuk ka bërë kërkesë për licencim në MASHT. Me rastin do të merret Inspektorati i Arsimit”, ka thënë ai.

Edhe drejtori i Inspektoratit, Dëfrim Gashi ka konfirmuar se sot inspektoret do të dalin në këtë institucion dhe do të merren me rastin.