Cili do të jetë roli kryesor i Fondit Sovran?

Në marrëveshjen për koalicionin qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV), në pjesën për ekonomi, parashihet themelimi i një fondi sovran, që ishte njëri nga premtimet kryesore të partisë së Albin Kurtit.

Nga ajo që thuhet në marrëveshje, roli kryesor i këtij fondi do të jetë “marrja në pronësi e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit”.