Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura nga sot do të fillojë të zbatohet.
Buletini Ekonomik përmes burimeve të sigurta mëson se kompanitë e sigurimeve do të fillojnë së zbatuari tarifat me rritje prej 30 për qind, sa edhe janë rritur çmimet TPL.
BQK-ja vendosi t’i rrisë çmimet përmes shkallës së inflacionit në Kosovë nga viti 2002 deri më 2018.
Ndërkohë kundër këtij vendimi pritet që me datën 23 të mbahet një protestë para zyreve të BQK-së. /Buletini Ekonomik/









