Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në marrëveshjen e tyre qeverisëse janë marrëvesh sesi të qeverisinë edhe me ndërmarrjet publike në vend.
Në pikën për “Ndërmarrjet publike”, VV dhe LDK kanë kërkuar me çdo kushte përfshirjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe ambasadës së Gjermanisë, në procesin e emërimeve të bordeve në këto ndërmarrje, raporton Gazeta Insajderi.
“Marrëveshja për këtë rol të ambasadës duhet të nënshkruhet sërish. Do të kërkohet përfshija edhe e partnerëve të tjerë në veçanti SHBA dhe GJERMANI në një program të strukturuar që përmirëson cilësisht procesin në mënyrë permanente”, thuhet në këtë marrëveshje.
Ndër tjera dy liderët këtyre partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë marr vesh që me fillim të mandatit qeverisës të rishikojnë performancën e këtyre ndërmarrjeve.
“Në fillim të mandatit qeveria dhe kuvendi do të rishikojnë, përformancën e ndërmarrjeve publike dhe do të marrin vendimet e nevojshme për ato ndërmarrje që kanë pasur përformancë jo të kënaqshme dhe negative”, thuhet në këtë pikë të marrëveshjes të nënshkruar nga Kurti dhe Mustafa.
Po ashtu ata e kanë parashikuar edhe si do të bëhet vlerësimi i performancës së ndërmarrjeve.
Ky vlerësim do të bazohet në raportet vjetore të ndërmarrjeve publike në planet strategjike të këtyre ndërmarrjeve nga vitet e mëparshme dhe me raport të auditorit të përgjithshëm. Partnerët pajtohen për vendosjen e indikatorëve të perfornacë për secilën ndërmarrje publike dhe bazuar në këta indikator të vlerësohet puna e bordeve dhe menxhmentit të këtyre ndërmarrjeve në vitet në vijim”, thuhet në këtë marrëveshje.
Albin Kurti është bërë sot Kryeministër i Kosovës, me 66 vota për dhe 10 abstenime, derisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka lëshuar sallën kur është votuar Qeveria Kurti.
Kjo qeveri e udhëhequr nga Kurti do të ketë 15 ministri.