Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot Qeveria ka marrë vendim për të shpërbërë të gjitha atë që funksionin si struktura mbi institucionale.
Sot në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim për uljen e pagave për ekzekutivin si dhe shkarkimin nga puna të të gjithë koordiantorëve nacional.
“Sot, në mbledhjen e pare punuese te Qeverise, kemi shpërbërë të gjithë “koordinatorët nacional”, të cilët funksiononin si struktura mbi insitucionale”, ka shkruar Hoti në faqen e tij në Facebook.
Po ashtu, Hoti tregon se qeveria në mbledhjen e saj të parë, ka ndarë mjete për sanimin e dëmeve në qytetin e Istogut, Pejës dhe Klinës, të cilat u shkaktuan nga era e fortë.