DFK-ja e quan papërgjegjësi braktisjen e pozitës së kryetarit nga Veliu

Papërgjegjësi dhe mosrespekt ndaj votuesve është vlerësuar nga shoqëria civile dhe opozita hapi i Agim Veliut për të lënë në gjysmë mandatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, dhe për t’u emëruar në pozitën e ministrit në Qeverinë Kurti.

Edhe pse ende nuk ka ndodhur akti i dorëheqjes së tij nga pozita e të parit të Komunës, gjatë ditës së martë Veliu e ka pranuar detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës, ministri këto që janë bashkuar në një të vetme pas zvogëlimit të numrit të ministrive nga 21 sa ishin në 15, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për rrjedhojë, Komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Reklama e sponzorizuar

Drejtori ekzekutiv i rrjetit të organizatave lokale “Demokracia Fillon Këtu” (DFK), Shemsi Jashari, ka thënë se Agim Veliu nuk ka treguar ndjeshmëri për vullnetin e qytetarëve të shprehur nëpërmjet votës.