Edi Rama në kërkim të miqve në Kosovë, kjo është ‘dhurata’ e tij për Kurtin

Albin Kurti, nesër në vizitën e parë të tij si Kryeministër i Kosovës, qëndron në Tiranë. Takimet i nisë me homologun e tij, Edi Ramën, me të cilin dy vitet e fundit i kishin ftohur raportet.

Kurti nesër pritet nga kryeministri i Shqipërisë, me të cilin do të mbajnë konferencë të përbashkët. Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, që vjen nga Partia Socialiste, Kryeministrit të Kosovës do t’ia japë “Cëlësin e Tiranës”, raporton Gazeta Express.

Kurti do të takohet edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe me kreun e Kuvendit shqiptar, Gramos Ruçin.

Reklama e sponzorizuar

Në agjendën e Kurtit është edhe takimi i tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kurti për herë të fundit është takuar me Ramën menjëherë pasi i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit. E para këtij takimi, dy miqtë e dikurshëm nuk kishin pasur deklarata kundërthënëse për shkak të përkrahjes që Rama po i bënte presidentit Hashim Thaci në ndryshimin e kufijve të Kosovës.