Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi në lidhje me luftën e UÇK-së dhe replikat që ai ka patur me një nga deputetët e VV-së.
Gecaj në një shkrim në rrjetin social Facebook shkruan se duhet të lihet mënjanë e kaluara dhe duhet të krenohemi me slogane të reja si : “jam krenar” që e sigurova liberalizimin e vizave … “jam krenar” që nënshkrova marrëveshjen e dytë kontraktuale me BE-në … “jam krenar” që arrita ta përafroi Kosovën me BE-në … etj.
Postimi i plotë:
T’ia lëmë të kaluarën historisë e të fillojmë të “krekosemi” me slogane të reja si: “jam krenar” që për mua nuk ka asnjë fije dyshimi për krim e korrupsion … “jam krenar” që e sigurova liberalizimin e vizave … “jam krenar” që nënshkrova marrëveshjen e dytë kontraktuale me BE-në … “jam krenar” që arrita ta përafroi Kosovën me BE-në … “jam krenar” që tejkaluam të gjitha problemet fqinjësore e rajonale … “jam krenar” që Kosova do të bëhet anëtari më i ri i NATO-s dhe i OKB-së … “jam krenar” që sigurova investime përmbajtjesore … “jam krenar” për ngritjen ekonomike të vendit prej mbi 10% … “jam krenar” që zvogëlova papunësinë … e shumë e shumë slogane tjera të tilla të cilat korrespondojnë me të tashmen e të ardhëm e vendit tonë!