Glauk Konjufca shkarkon nga detyra tre bashkëpunëtorët e Pacollit

Ministri i Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufca ka shkarkuar sot nga detyra e konsujve, tre bashkëpartiaket e Behgjet Pacollit, Ngadhnjim Makolli, Liridon Sadrija dhe Ramiz Ismajli.

Të tre këta emra ishin emëruar  konsull, nën arsyen se ai ishin përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të shpallur në fund të marsit të vitit të kaluar, ani se në listën e publikuar me të përzgjedhurit kurrkund nuk figurojnë emrat e tyre.

Ngadhnjim Makolli ishte emëruar konsull në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, Liridon Sadrija ishte emëruar Konsull në Hamburg të Gjermanisë. Ndërsa, Ramiz Ismajli në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.