Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudha në mes të Kosovës dhe Serbisë në Gjermani, kanë reaguar nga ambasada amerikane në Berlin, raporton Gazeta Express.
Në profilin e ambasadës në Twitter shkruhet se Grenell e ka hapur konferencën e sigurisë së Mynihut duke nënshkruar marrëveshjen historike për hekurudhat dhe autostradat.
“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.