Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur deklaratën e tij se kryeministri i ri Albin Kurti është mashtrues. Madje, sipas tij, shpejt do të shihet “sa llom është Kurti”.
“Mendimi im është që Kurti është mashtrues, ai ka mashtruar më së pari doktrinën për të cilën iu ka ofruar popullit, një doktrinë e një besnikërie për interesat mbarë kombëtare, e në interesa të tjera të cilat i ka evoluar në diçka tjetër. Në shumë aspekte ka qasje mashtruese. Dogma e tij është mashtruese, edhe lufta kundër korrupsionit është mashtrim, për shembull shihet udhëheqja në Prizren. Kurtit nuk i kanë munguan paratë për fushatë, ka paguar edhe ekspertë të huaj, nuk e di ku i ka marrë ato para dhe si e ka paguar. Thonë që këta që janë në pushtet kanë vjedhur, por ty kah të erdhën ato para? Ai u mundua t’i thotë popullit se është i pastër. Nuk është ashtu, do të shihet sa llom janë”, ka thënë Haradinaj.