Heldt e quan hap inkurajues heqjen e pjesshme të tarifës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur inkurajues dhe të rëndësishëm, hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të BeH.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rindërtimi në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar