Kurti vendos që të karantinohet Malisheva

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që komuna e Malishevës që të karantinohet.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit, njofton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jenë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi Kurti.