Gazmend Jashari dhe Adnan Jupolli, janë dy inspektorët tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) që u arrestuan të enjten në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se u kapën me 50 euro ryshfet.
Policia i arrestoi sot dy inspektorët nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.
Arrestimi i tyre erdhi pasi që Policia informatë në bazë të cilës dyshohej se dy inspektorët tatimorë të ATK-së gjatë inspektimit të rregullt në një biznes në Fushë Kosovë kishin kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 50 eurove.
Pas pranimit të informatës, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku dhe janë siguruar provat e rastit, si monedha në vlerë prej 50 euro, e cila ishte në pronësi të njërit nga personat e dyshuar.
Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e NJHRKEK – Prishtinë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.