Impakti pozitiv i prodhimit të energjisë nga uji – peticioni i dyshimtë

Bashkimi Evropian dhe institucione të ndryshe ndërkombëtare prej kohësh kërkojnë që vendet e rajonit, ku bën pjesë edhe Kosova, të fillojnë e të rrisin prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, siç uji, era dhe dielli. Në vendin tonë ka disa investues që po tentojnë të bëjnë këso prodhimi, por që rrugës kanë hasur në disa nisma që po tentojnë t’i pengojnë.

Kosova deri tani përqindjen më të mëdha të energjisë së prodhuar e ka nga qymyri që digjet në termoelektranat e Kosovës, e të cilat po shkaktojnë ndotje të ambientit.

Kështu për t’i ikur ndotjes, mekanizma brenda Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtare kanë kërkuar rritjen e prodhimit të energjisë nga burime tjera, si uji, era apo dielli.

Reklama e sponzorizuar

Madje, Bashkimi Evropian ka caktuar edhe një kuotë për gjenerimin e energjisë së ripërtërishme, e të cilat Kosova ende nuk e ka plotësuar.

Në vendin tonë ka disa investues që po tentojnë të bëjnë këso prodhimi, por që rrugës kanë hasur në disa nisma që po tentojnë t’i pengojnë.

Janë disa organizata joqeveritare që në vende të ndryshme organizuan banorët për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve, madje ata edhe kanë mbledhur mijëra nënshkrime kundër këtij projekti, që nuk sjell ndotje të ajrit.

Mbledhja e nënshkrimeve pati nisur vitin e kaluar, por që kohën e fundit janë shprehur dyshime nëse gjithë ato nënshkrime janë të vërteta. Persona nga zonat ku thuhet se janë mbledhur nënshkrimet, thonë se nuk ka shanse të kenë vënë firmën e tyre gjithë ata persona.

Duhet theksuar faktin se në dekadat e fundit prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme  ka marrë hov në vendet e BE-së., pra nga uji, era, dielli e biomasa.

Edhe në Kosovë, në vitet e fundit ka filluar janë dhënë një numër i konsiderueshëm i licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga këto burime. E impakti pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) është i shumëfishtë, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë.

Nëse organizata të caktuara që kanë bërë peticione janë kundër energjisë së gjelbër, atëherë pse po ankohen për ajrin e ndotur dhe kush po merr përgjegjësi për sëmundjet e mushkërive nga kjo ndotje.

Pse na duhet energjia e pastër?

Vetëm gjatë këtij viti institucionet e vendit kanë paraparë që disa blloqe të termocentraleve në KEK të rinovohen. E hyrja në rinovime e këtyre blloqe do të shkaktojë probleme me energji dhe se furnizimi do të jetë i nevojshëm nga Serbia, e cila ia shet Kosovës me çmim tejet të lartë.

Kurse në anën tjetër Banka Botërore ka dalë edhe kundër “Contour Global”  ku kjo e fundit do të duhej të fillonte ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, me një kosto prej 1.3 miliard euro.

Kështu, Kosova është në ngutë dhe nuk duhet të humb kohë me shtimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë. Tashmë disa investitorë po presin që të finalizojnë punimet e tyre dhe të prodhojnë energjinë nga uji.

Gjermania shembull i energjisë së gjelbër

Ndër vite Gjermania, si ekonomia më e madhe evropiane, pati një arritje historike: energjia elektrike e prodhuar në vend u sigurua më shumë nga burime të rinovueshme, se sa nga qymyri.

Hidroelektrikja, diellorja, ajo e erës, dhe burimet e tjera të rinovueshme prodhuan 40 për qind të totalit të energjisë elektrike në Gjermani, kundrejt 38% nga qymyri.

Bëhet fjalë për një parakalim historik, që sipas Fraunhofer Institute do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

E megjithatë studiuesit janë të bindur se ai 40 për qind i energjisë elektrike, prodhuar pa lëshuar gaze në atmosferë është i destinuar që të rritet.

Duke synuar Bashkimin Evropian, Kosova qysh më parë ka marrë obligime edhe ndaj Komisionit Evropian dhe Traktatit të Energjisë që deri në vitin 2020, prodhimin e energjisë nga BRE ta rrisë në nivelin prej 25% të prodhimit të tërësishëm.