Në Gjykatën Kushtetues janë dorëzuar 120 padi rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supremes, pas refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, nga gjykatat e shkallëve me të ulëta.
Gjykata nuk i kanë trajtuar këto raste me arsyetimin se nuk kanë kompetenca.
Drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta, organizatë kjo që ka dorëzuar në gjykata këto padi, shprehet i bindur që këto ato duhet të trajtohen pasi janë kompetencë ekskluzive e gjykatave vendëse.
“Deri më tani ne kemi dorëzuar 120 padi në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ne i kemi mbi 120 dosje. Palët paditëse i kemi nga 13 komuna të Kosovës, madje duhet të vinë qytetarët e dëmtuar si pasojë e luftës nga komunat e largëta nga Gjilani”, tha Bejta.
Sipas tij, mosgjykimi i këtyre rasteve po ndodhë për shkak të ndërhyrjeve të politikës dhe presionit ndërkombëtarë.
“Mendimi ynë është që është ndërhyrje e politikës, mundem të them lirshëm ndoshta nga presioni ndërkombëtarë, por sipas ligjit të aplikueshëm ligjit mbi procedurën kontestimore që është në fuqi tani dhe në aplikim kanë të drejtë t’i shqyrtojnë”.
“Gjykatat thirren kinse lëndët të cilat kanë të bëjnë me element ndërkombëtarë nuk janë kompetentë, por pikërisht është dispozita që e parasheh që është kompetent, gjithherë në çdo kohë kur kemi të bëjmë me kompensim të dëmit gjithherë janë kompetente gjykatat vendore varësisht nga kompetenca territoriale ku ka ndodhur veprimi dëmtues. Gjykatë Kushtetuese është duke i shkelur dispozitat e vet kushtetutës, është duke shkelur edhe konventën”.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i tha Ekonomia Online se gjykatat po veprojnë në bazë të një qëndrimi politik nga koha sa UNMIK-u vepronte në Kosovë.
Ky vendim ka sqaruar ai thotë që gjykata nuk janë kompetente t’i trajtojnë këto lëndë.
“Fatkeqësisht gjykatat e tona e kanë marrë një praktikë të instaluar apo të ndërtuar në kohën e UNMIK-ut. Është e vërtetë që nga viti ’99 ka pasur një numër të madh të padive që qytetarët e Kosovës i kanë bërë Serbisë lidhur me dëmet e luftës që u janë shkaktuar në kohën gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe në atë kohë më kujtohet UNMUK-u kishte marrë një qëndrim më shumë politik, nga ana e administratës së UNMIK-ut që gjykatat e Kosovës nuk kanë kompetencë për të trajtuar lëndët që kanë të bëjnë me dëmet e luftës në Kosovë dhe të cilat paditet shteti i Serbisë. Në këtë drejtim ishin përgatitur edhe shabllonet me arsyetime të cilat i gjejmë edhe sot në aktgjykimet e gjykatave tona”.
Miftaraj thotë që sistemi gjyqësorë duhet të bëjë një analizë të duhur kësaj çështje dhe të marrin një vendim si t’i trajtojnë këto raste.
“Zgjidhja në aspektin gjyqësorë duhet të vijë nga gjykatat e Kosovës të cilat duhet t’i bëjnë një analizë të duhur kësaj çështje dhe të marrin një vendim. Nuk besoj që kjo ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik pasi kjo është kompetencë e gjykatave”.
“Nuk besojë që këtu ka të bëjë diçka me mungesën e vullnetit politik pasi që kjo është kompetencë thjeshtë e gjykatave, gjykatat duhet të vendosin në lëndë individualisht kemi mijëra raste të kësaj natyre”.
Avokati Tomë Gashi thotë se gjykatat janë kompetente dhe nuk ka asnjë ligj që i ndalon t’i trajtojën këto raste.
Por ai thotë se problematike mbetet implementimin e atyre vendimeve.
“Unë besoj se kjo nuk është e drejtë besoj se gjykatat kanë kompetenca ligjore që të i zgjedhin këto, për shkak se nuk ka asnjë ligj që e ndalon dhe gjykata thirren se kemi të bëjmë me mungesën e përfaqësimit e organeve të Republikës së Serbisë, por me dispozita ligjore është e parapame që në rast se një person apo një subjekt kushdo që të jetë i paditur dhe nuk arrijnë që të marrë ftesë në mënyrë të rregullt dhe nuk prezanton gjatë seancave gjyqësore, gjykimet mund të mbahen edhe në mungesë dhe pastaj do të ishte nevoja e institucioneve ndërkombëtare, të arbitrazhit apo çfarë do lloj tjera organizata që të bëhet implementimi i vendimeve gjyqësore të Republikës së Kosovës”.
Gashi shprehet se kjo më shumë ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik, por që kjo duhet të merr një epilog gjyqësorë dhe të shpallet përgjegjëse Serbia për të gjitha dëmet e shkaktuara.
“Unë besoj se ka munguar vullneti politik sepse pa vullnet politik gjykata e Kosovës nuk veprojnë edhe pse ligjet janë të mira edhe pse këto çështje të hynë në rrjedha gjyqësore që të marrin një epilog gjyqësorë, që të shpallet përgjegjëse Republika e Serbisë për të gjitha dëmet që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe pastaj do të ishte vetëm vështërisia e dytë, implementimi i këtyre vendimeve”.
Mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit.