Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë – “Impakt ekonomik dhe gjeopolitik”

Një projekt madhor që do të sjellë impakt pozitiv jo vetëm në ekonomi, por edhe në aspektin gjeopolitik e ka cilësuar Edison Mavraj, këshilltari politik për çështjet e transportit i ministrit të Kosovës, Liburn Aliu. Për SCAN TV, ai ka thënë se nga studimi i fizibilitetit, nga tre variantet për trajektoren, ai që kalon nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë, është më i përshtatshmi, si përsa i përket distancës, pjerrësisë dhe ka më pak tunele.Sipas Mavraj, ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë do të krijojë mundësinë që gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia ofrojë dhe Kosovës.

“Ky është një projekt madhor, punimet kanë nisur dhe pas 14 muajsh do të kemi raportin përfundimtar. Varjanti më i përshtatshëm i trajektores është ai përmes Shkodrës e Gjakovës. Tashmë Kosova do të ketë akses dhe në detin Mesdhe. Kjo hekurudhë ka rëndësi si në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik. Hekurudha Shqipëri-Kosovë, do lidhë Portin e Durrësit me atë në Mal të Zi. Koncepti i portit të thatë parashikohet si lehtësuesues i Porto Romanos, e duke shërbyer dhe si shpërndarëse tranziti’’, u shpreh Aliu.

Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese, është 14 muaj. Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo hekurudhë, cilësohet jo vetëm një alternative transporti komercial që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe  për udhëtarët./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar