Fansat akoma po vajtojnë për legjendën e NBA-së, Kobe Bryant. Ish-ylli i Los Angeles Lakers vdiq në orët e mëngjesit të 26 janarit të vitit 2020, pasi helikopteri i tij privat u rrëzua në një kodër në Calabasas, California., Sipas TMZ, Bryant ishte 41 vjeç. Vajza e tij 13-vjeçare, Gianna ishte gjithashtu në bordin e helikopterit. TMZ raportoi se Bryant dhe vajza e tij ishin duke shkuar në Akademinë e Sporteve Mamba në Oaks, California.
Bryant u penzionua nga NBA në vitin 2016 pas një karriere të jashtëzakonshme, 20-vjeçare. Me kalimin e viteve, ai fitoi zemrat e miliona njerëzve me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe pasionin e pamohueshëm për sportin e basketbollit.
Përveç bërjes së miliona tifozëve gjatë karrierës së tij, Bryant bëri edhe miliona dollarë.
Sipas Celebrity Net Worth, Kobe Bryant kishte një pasuri prej 600 milion dollarë në kohën e vdekjes së tij. Nga koha e tij duke luajtur në NBA, Bryant raportohet se grumbulloi 323 milion dollarë. Celebrity Net Worth tha se “fitimet e tij në karrierë janë të dytat më të larta në histori të NBA”.
Përveç milionave që Bryant fitonte duke luajtur me top, legjenda e NBA gjithashtu mbushi xhepat e tij me fitime nga marrëveshje të ndryshme të rekamave. Sipas Bleacher Report, Bryant nënshkroi një marrëveshje prej 10 milion dollarësh me McDonald’s në 2001, dhe në vitin 2003, The Wall Street Journal raportoi se Bryant kishte nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare, 40 milion dollarë me Nike.
McDonalds dhe Nike janë vetëm dy nga partneritetet e panumërta të Bryant. Vetëm në marrëveshjet e miratimit (“endorsments”), Celebrity Net Worth vlerësojnë se Bryant fitoj rreth 350 milion dollarë. T vetmit atletë që fituan më shumë se Bryant me “endorsments” janë lojtari golfit Tiger Woods, shoferi i Formula 1 Michael Schumacher dhe boksieri Floyd Mayweather. /Buletini Ekonomik/