Komshiu i familjes Bllaca flet për një prej viktimave

Gjilani është tronditur nga ngjarja makabre ku pesë persona mbetur të vdekur brenda një familjeje.

Prokuroria dhe Policia zyrtarisht kanë thënë se dyshohet që një grua, që ishte zyrtare policore, ka shtënë mbi prindërit dhe dy vëllezërit.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar për një skenar tjetër të mundshëm, ku thuhet të jetë i përfshirë një prej vëllezërve. Prokuroria, për këtë, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim deri tash.

Reklama e sponzorizuar

Reporteri.net ka biseduar me një komshi të familjes Bllaca, i cili thotë se një prej viktimave nuk ka qenë mirë kohët e fundit. Sipas tij, ai nuk dilte fare nga oborri.

“Ky vllau i madh, Blerimi, koheve te fundit nuk paska qene mire me gjendjen psikologjike. Muajve te fundit fare nuk ka dale jashte oborrit te tij”, thotë komshiu që është rritur me një prej viktimave.

Po ashtu, ai shton se, pasi i është përkeqësuar gjendja psikologjike, i vetmi komtakt me të si kojshi ka qenë përshëndetja nga jashtë rrugës kur e ka rastisur në oborr.

Është mbyllur dhe nuk ka kontaktuar me njerëz”, thotë ai.

Sidoqoftë, deri tash zyrtarisht Prokuroria e ka konfirmuar dyshimin se një grua ka marrë jetën e dy prindërve dhe dy vëllezërve me të cilët jetonte.

Në vendin e ngjarjes, ndërkohë, ka dalë edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili thotë se familja ishin të respektuar në qytet.