Rreth 5 milionë euro, Komuna e Ferizajt ka paguar përmes përmbaruesve privatë, për projekte kapitale gjatë vitit 2019.
Për çdo faturë, e që janë gjithsej 239 sosh për vitin paraprak, 7% e pagesës i takon përmbaruesit, i cili ekzekuton vendimin, raporton KTV.
LDK-ja në Ferizaj dyshon se këtu ka pasur keqpërdorime, për çka thonë se do t’i verifikojnë dyshimet që ngrihen rreth kësaj çështjeje.
Sipas tyre, kjo po bëhet për interesa të komunës dhe operatorëve ekonomikë.
Shoqëria civile këtë e vlerëson si keqmenaxhim të parasë publike.
Por, zyrtarë të Komunës së Ferizajt thonë se kanë paguar edhe për projektet që kanë qenë të kontraktuara gjatë kohës sa LDK-ja ka qeverisur me komunën.
Ajo ka shtuar se edhe viteve në vazhdim do të kenë probleme të tilla, përkundër që janë duku u munduar ta bëjnë një planifikim të mirë të buxhetit.