Glauk Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e re të Kosovës, ka folur rreth emërimit të Agim Veliut, si Ministër i Punëve të Brendshme.
I ftuar në emisionin Pressing, Konjufca ka thënë se Kurti është më i brendshëm se Veliu.
“Veliu është ministër i brendshëm por zotëri Kurti është edhe më i brendshëm”, ka thënë Konjufca.
Gjatë ditës së sotme me 66 vota për, 10 abstenime është votuar kabineti i ri qeverisës dhe kryeministër i vendit, Albin Kurti.
Kjo qeveri e re do të ketë 15 ministri ku tri prej tyre do t’i takojnë minoriteteve.