Është konstituuar Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike.
Ky Komision do të udhëhiqet nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Nënkryetare e parë e Komisionit do të jetë deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku-Kastrati, ndërsa nënkryetari i dytë do të jetë Zoran Mojsiloviq nga Grupi parlamentar i Listës Serbe, raporton Koha Ditore.
Anëtarë të Komisionit do të jenë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, nga LDK-ja deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga PDK-ja Ferat Shala, Memli Krasniqi, nga AAK-ja Pal Lekaj dhe nga Grupi 6 + Adem Hodza.
Ky komision në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive do të shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, truizmit, mbrojtës së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomik, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike.