Kosnett deklarohet pas takimit me Kurtin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka shkruar në Twitter pas takimit me të parin e Qeverisë, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Kosnett ka shkruar se SHBA-të mbeten të përkushtuara për partneritet të ngushtë me Kosovën.

“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë”, tha Kosnett.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, ambasadori amerikan është takuar sot edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani