Kryesuesja e Bordit të Telekomit nënshkruan dorëheqjen, por nuk e dorëzon

Kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri – Berisha, ka nënshkruar dorëheqjen e saj, por ende nuk e ka dorëzuar në pritje të një vendimi të Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të Kohës.

E kontaktuar nga Koha, Shatri – Berisha, tha se “edhe mund të japë edhe mund të mos japë dorëheqjen, varet nga veprimet”.