Kryeministri, Albin Kurti, është duke vazhduar me kompletimin e ekipit të tij.
Burime të GazetaBlic pranë kryeministrisë kanë konfirmuar se Kurti, ka emëruar si këshilltarë të tij Shkelzen Gashin dhe Agon Hamza.
Gashi ka qenë njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, por që shumë vite ai nuk është pjesë e strukturave të VV-së.
Madje, ai njihet si njëra ndër figurat qendrore në aksionet e para që VV i kishte ndërmarrë në vitin 2005.
Në anën tjetër, Agon Hamza, njihet si mbështetës i politikave të kryeministrit, Albin Kurti.