Si i menaxhoi KEK-u 30 milionë euro subvencion për energjinë nga Qeveria; 7 milionë euro s’ka informata ku shkuan

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë një draf-raport të punës së këtij komisioni. Në këtë draft-raport, njëra nga çështjet është se si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka menaxhuar 30 milionë euro subvencione nga Qeveria, duke theksuar se KEK-u nuk ka ofruar informata për menaxhimin e fondeve të ndara nga subvencioni i energjisë në vlerë prej 7 milionë eurove