Taulant Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në Facebook.
“Në detyrën e re i bashkohem ekipit të jashtëzakonshëm në MIE të udhëhequr nga profesori Blerim Reka”, ka thënë Kryeziu.
Kryeziu është i emëruari i dytë si zëvendësministër në Qeverinë Kurti, pas emërimit të Xhelal Sveçlës si zëvendës i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.