Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka bërë të ditur se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.
E sipas tij, tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.
Ai me këtë vendim ka sqaruar se pret edhe nga Serbia që të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës pë çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.