Kurti: Me Thaçin do të koordinohemi që të jemi unikë në politikën e jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikën e jashtme të vendit.

Ai tutje ka thënë se kjo është më e rëndësishme se sa pozitat që do t’i mbajnë pas disa muajsh.

Reklama e sponzorizuar

“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha ai.

Kurti nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të fillojë implementimi i reciprocitetit ndaj Serbisë, por ka thënë se po punojnë në këtë drejtim pa u ngutur fare.

“Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që reciprociteti ta zëvendësojë taksën 100 për qind. Nuk duhet as të vonohemi as të ngutemi”, tha ai.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas homazheve që i bëri për të nderuar këngëtaren Nexhmije Pagarusha./eo/