Kurti premton investime dhe reforma në arsim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, në kuadër të shënimit të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës ka thënë se arsimi është parakusht për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, historia e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës është e lidhur ngushtë me historinë e popullit tonë në gjysmën e shekullit të kaluar.

“Një periudhë e ndryshimeve të mëdha nëpër të cilën fati i Universitetit ishte i lidhur ngushtë me fatin e popullit, sepse Universiteti i dha dijen e nevojshme një gjenerate e cila do të definonte të ardhmen e vendit e për pasojë edhe të vet Universitetit”, ka thënë Kurti.

Reklama e sponzorizuar

“Ne, në këtë mandat do të rrisim investimet dhe do të bëjmë reformat në arsim, por së pari duhet të dimë se ku jemi. Besoj që të gjithë pajtohemi se për momentin gjërat nuk janë aq mirë, se ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për reformë e cila e përgatitë Universitetin për t’u përballur me sfidat e kohës sonë”, ka premtuar Kurti.