Kush është Rozeta Hajdari, të cilën Albin Kurti e bëri ministre?

Rozeta Hajdari nuk është emër shumë i njohur për publikun, mirëpo, ajo është emëruar nga Albin Kurti për një post shumë të rëndësishëm shtetëror, si ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik

Hajdari është e lindur në Pejë dhe tani jeton në Prishtinë.

Po ashtu, mësohet se ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Ajo është rritur në Pejë. Ka qenë studente në Gjimnazin “Bedri Pejani” të këtij qyteti. Pastaj është shkolluar në Suedi, ku ka përfunduar dhe universitetin atje. Ajo ka studiuar në Universitetin Linnaeus që ndodhet në qytetin Vajxo në Suedi.

Kurti kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të kishte emërime në bazë të interesave partiake por që qeveria e tij eventuale do të përbëhej nga ekspertë.