Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e parë plenare nën kryesimin e Vjosa Osmanit.
Seanca do të fillojë nga ora 10:00 ku pritet të formohen komisionet parlamentare.
“Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, është bërë e ditur.
Kjo është seanca e parë pas emërimit të Osmanit, derisa ajo ka njoftuar se çdo të hënë do të mbahen mbledhje të kryesisë, ndërsa, të enjteve seancat plenare.