Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot edhe zyrtarisht ka marrë postin e shefit të ekzekutivit.
Menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti e nisi ditën me shumë aktivitete. A filloi me homazhe te kompleksi memorial, Adem Jashari, në Prekaz.
Pasdite ai do të kthehet në zyrë për ta pritur diplomatin amerikan, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
“Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett”, thuhet në agjendën e Kryeministrit, njofton Zyra e tij.