Të mërkurën një aksion i IPK-së përfundoi me arrestimin e dy hetuesve të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Lavdim Osmanin e Lutfi Menxhiqin.
E mëngjesin e së enjtes, tash jo IPK, por Policia e Kosovës mori një aksion në lidhje me këtë çështje, shkruan gazeta inFokus.
Policia e Kosovës arrestoi një zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, saktësisht kryeinspektorin e Agjencinë e Regjistrit Civil dhe një rreshter që punon në Departamentin për Hetimet e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit.
E Policia e Kosovës njoftoi që bashkë me ta, të dyshuar për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestua edhe një biznesmen nga Kaçaniku.
Gazeta inFokus nga burimet e saj brenda institucioneve të sigurisë mëson se i biznesmeni nga Kaçaniku që u arrestua e ka emrin Lulzim Berisha.